Jump to content

thelb

Nga Wiktionary

THELB m.

  • 1. Pjesa e tultë e bërthamës së disa pemëve si pjeshka, kajsia etj., fara brenda lëvozhgës, bukëza që ka brenda kokrra, e arrës, e lajthisë, e bajames etj dhe që hahet; secila nga pjesët e bukëzës së arrës. Thelpinj arre (bajamesh ). Qëroi thelpinjtë. I nxori thelbin.
  • 2. Secila nga pjesët e vogla e të tulta, që bashkohen e përbëjnë kokrrën e hudhrës. Hudhra me thelb të madh.
  • 3. bot. Fletët e para që mbështjellin embrionin brenda farës së bimëve, të cilat çelin lule, e lidhin fryte.
  • 4. fig. Pjesa e mesit dhe më e rëndësishme e diçkaje; mesi, thellësia. Thelbi i dimrit. Nga thelbi i zemrës.
  • 5. fig, Ana e brendshme më e domosdoshme dhe më e qëndrueshme e sendeve ose e dukurive, brendia e diçkaje pjesa më kryesore dhe më qenësishme e diçkaje. Thelbi klasor (historik, politik, ideologjik). Thelbi i çështjes (i punës i mendimit). Në thelb në të vërtetë, për sa i përket pjesës kryesore të diçkaje. I hyri thelbit. Kapi thelbin. Ky është thelbi. Këtu qëndron thelbi
  • Arra pa thelb fjalë a punë boshe, pa vlerë. Ka thelb buka fj. u. buka që të japin vlen shumë, nuk bën të hash bukën e të përmbysësh kupë. I ushqyer (i rritur) me thelpinj arre i ushqyer shumë mirë, i rritur me të gjitha të mirat, i rritur me shumë kujdes.