Jump to content

theksoj

Nga Wiktionary

THEKSOJ kal.

  • 1. gjuh. Shqiptoj me zë më të fortë ose me ton më të ngritur një rrokje a një zanore në fjalë, bëj që të dallohet, rrokje a një zanore në fjalë gjatë të folurit; vë shenjën e posaçme të theksit kur shkruaj. Theksoj zanoret (rrokjet). Theksoj me forcë. E theksoj mirë.
  • 2. gjuh. Shqiptoj me zë më të fort ose me ton më të ngritur një fjalë a një pjesë të fjalisë, për të vënë në dukje rëndësinë kuptimore të saj, peshën emocionale që ka etj. Theksoj fjalën (fjalinë).
  • 3. Shqiptoj në një mënyrë të veçantë tingujt, fjalët ose fjalitë në të folur; ndryshoj zërin (e ngre, e ul, e forcoj, e dobësoj etj.), kur shpreh ndjenja të caktuara. E theksoi mirë (drejt, keq, shtrembër). E theksoi ëmbël (rëndë, ashpër).
  • 4. fig. Përqendroj vëmendjen te diçka, e nënvizoj me forcë a e kam parasysh në mënyrë të veçantë, e dalloj nga të tjerat; vë në dukje, nënvizoj. Theksoi rëndësinë (rolin) e dikujt (e diçkaje). Theksoi gabimet (të metat). E ka theksuar gjithmonë. Dëshiroj (dua) të theksoj se... Shtypi theksonte se... Siç e theksova më lart.. .
  • THEKSOR mb. gjuh. Që ka të bëjë me theksin; i theksuar. Tipi (modeli) theksor.