Jump to content

thartuar

Nga Wiktionary

THARTUAR mb.

  • 1. Që është bërë i thartë, që ka marrë shije të thartë; i prishur. Verë e thartuar. Gjellë e thartuar. Kos i thartuar. Miell i thartuar.
  • 2. I tharmëtuar, i tharbëtuar. Qumësht i thartuar. Brumë i thartuar.
  • 3. kim. Që është kthyer në acid; që i është shtuar sasia e acidit.
  • 4. fig,. Që shpreh pakënaqësi a zemërim për diçka, që tregon se diçka nuk i pëlqen. Me fytyrë të thartuar.