thartohem
Appearance
THARTOHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Bëhet i thartë, merr shije të thartë; prishet. U thartua vera (kosi). Është thartuar gjella.
- 2. Tharmëtohet, tharbëtohet. Thartohet qumështi. Thartohet brumi.
- 3. vet. veta III kim. Kthehet në acid; i shtohet sasia e acidit, acidohet.
- 4. fig. Prish fytyrën e mbledh buzët për të shprehur pakënaqësinë a zemërimin për diçka, për të treguar se diçka nuk më pëlqen. U thartua e s'foli.
- 5. fig. I keqësoj, i acaroj a i prish marrëdhëniet me dikë, prishem me të. U thartuan punët. U thartuan në mes tyre.
- 6. Pës. E THARTOJ.