thark
Appearance
THARK m.
- 1. Vendi i veçantë, i rrethuar me gardh, ku mbahen mbyllur derra ose bagëti; vend i rrethuar më vete brenda vathës, ku veçohen shqerrat e kecat, që këputen nga delet a nga dhitë; vathë. Thark derrash. I ndau nëpër tharqe. E mbylli (e futi) në thark.
- 2. Kosh i madh për të mbartur barin, kashtën etj. Tharku i plehut. Mbushi tharkun.
- 3. Kasolle me gjerdhe, që shërben për të mbajtur misrin, koshtar. Tharku i misrit e hodhën misrin në thark.
- 4. Gropë që mbulohet me dushk e me degë kur ruhen gështenjat për një kohë të gjatë. I bënë thark gështenjat i grumbulluan gështenjat në thark për dimër.
- 5. Dollap i veçantë, i mbyllur a i rrethuar me purteka, me rrjetë teli etj., që shërben për të ruajtur në të bulmetin, thellët etj.; vend i rrethuar a i thurur ku vëmë bulmetin (zakonisht në qilar a në një dhomë përdhese).
- 6. përmb. bised. Tërësia e pjellave të një viti të caktuar, bark, brez (për kafshët e për njerëzit); tërësia e fëmijëve që kanë lindur gjatë martesës me një grua të caktuar. Keci është i tharkut të sivjetmë. Fëmijët e tharkut të parë.
- Jashtë tharkut jashtë familjes, jashtë vatrës. Si derr në thark shih te DERR,~I. Thark (stallë) derrash keq shih të DERR,~I.