Jump to content

tharje

Nga Wiktionary

THARJE f.

  • Veprim sipas kuptimeve të foljeve THAJ, THAHEM. Tharje e plotë. Tharje e rrobave (e ndërresave, e kripës, tullave, e drurit). Tharja e pemëve (e perimeve, e jonxhës, e duhanit ). Tharja e farave. Tharje e ajrit. Tharje e kënetave. Fabrika (makina, dhoma) e tharjes. Reparti i tharjes. Koha e tharjes. Tharje në diell. Tharje me erë (me nxehtësi, me avull).