Jump to content

thahem

Nga Wiktionary

THAHEM vetv.

  • 1. Më ikën uji ose lagështia nga rrobat etj. më avullon lagështia, terem. Thahem pranë zjarrit. Thahem në diell (në erë). U tha ajri. U tha toka. U thanë rrobat. Janë tharë mirë drutë (dërrasat).
  • 2. vet. veta III. I mbaron a i soset uji, nuk ka më ujë, shter. Këneta (lumi) u tha.
  • 3. vet. veta III. I del njomështia; i ikën lëngu; piqen shumë; humbet butësinë, bëhet i thatë, përthahet. U thanë pemët (perimet, fiqtë). U tha buka. U tha duhani. Iu thanë plagët zunë kore, iu përthanë plagët. Iu tha lëkura. Iu thanë buzët. Iu tha fyti (gryka). U tha shumë.
  • 4. bised. Nuk ka më qumësht, nuk jep më qumësht; bëhet shterpë. Iu thanë gjinjtë. U thanë lopët.
  • 5. vet veta III. Kthehet në diçka pa jetë, nuk ushqehet me gjak e nuk punon (një pjesë e trupit); prishet, nuk jeton më, nuk prodhon më etj. (për bimët ose për pjesët e tyre). Iu tha dora (këmba). U tha që në mes. I janë tharë këmbët e i janë bërë si shkopinj. U thanë gjethet (degët, pemët). U thanë limonët. Iu thaftë koka (dora)! mallk. Iu thafshin duart (këmbët, sytë)! mallk. Iu thaftë goja! mallk.
  • 6.. Dobësohem shumë, tretem e hollohem, bëhem kockë e lëkurë. U tha fare nga sëmundja.
  • 7. përf. Kam shumë të ftohtë, mërdhij shumë, mpihem. U thava së ftohti. M'u thanë duart (këmbët, gishtërinjtë). M'u tha kurrizi (shpina, qafa). M'u thanë dhëmbët.
  • 8. Pës. e THAJ.
  • Iu tha barku
  • a) nuk ka ngrënë gjë, i është bërë barku petë; e ka marrë uria shumë;
  • b) mbeti pa fëmijë; nuk lind dot më (për gratë). Pa u tharë (mirë) boja libr. shih te BOJ/Ë,~A. Iu thanë duart s'i bëjnë duart për punë, nuk zë dot punë me dorë. Iu tha goja (buza, gryka, gurmazi) për diçka i pihet shumë ka etje të madhe. Pa u tharë (mirë) gjaku shih te GJAK~U I. Iu tha (iu zu) gjuha shih te ZIHEM. Iu thanë këmbët s'i bëjnë këmbët të ecë, s'ecën dot. S'i thahet luga s'mbetet pa ngrënë e pa bukë; s'i rri luga bosh; gjen kurdoherë diçka për të mbajtur veten e fëmijët. I janë tharë (i janë rrudhur) trutë dikujt përb. e ka humbur aftësinë për të menduar drejt e thellë, për të gjykuar qartë, për të kuptuar etj.; s'është në gjendje të bëjë një punë krijuese; ka rrjedhur, është matufosur, është bërë matuf. Iu tha zorra nuk ka ngrënë prej kohësh e është i uritur, ka vuajtur shumë për të ngrënë, vdiq për të ngrënë. M'u tha syri për diçka shih te SY,~RI. Si iu thanë duart që s'e bëri diçka ç'pati që nuk e bëri, do të ishte mirë ta kishte bërë. Si iu (s'iu) thanë duart, po (kur, që dhe) e bëri diçka ç'pati që e bëri, do të ishte mirë të mos e kishte bërë, pse e bëri diçka, të mos e kishte bërë diçka më mirë do të ishte. S'janë tharë (ende, akoma) lotët nuk është harruar ende dhembja, hidhërimi, pikëllimi për dikë për diçka, sapo ka ndodhur një fatkeqësi, një vdekje, një vrasje a mizori. Si iu tha goja që s'e tha (s'foli, s'tregoi ...), ç'pati që s'e tha (s'foli, s'tregoi...), pse ndenji pa e thënë (pa folur, pa treguar...), duhej ta kishte thënë (të kishte folur, të kishte treguar) patjetër. Si iu (s'iu) tha goja, po (e, kur, që) tha (foli, tregoi...) ç'pati që tha (që foli, që tregoi...), më mirë të mos kishte thënë (të mos kishte folur, të mos kishte treguar...), pse s'heshti, ta kishte mbyllur gojën më mirë. Si iu thanë këmbët që s'erdhi (s'shkoi, s'vajti...) ç'pati që s'erdhi (s'shkoi, s'vajti...), më mirë të kishte ardhur (të kishte shkuar, të kishte vajtur...), pse s'erdhi. Si iu (s'iu) thanë këmbët, po (e, që, kur) erdhi (shkoi, vajti..) ç'pati që erdhi (që shkoi, që vajti...); më mirë të mos kishte ardhur (të mos kishte shkuar të mos kishte vajtur...) pse erdhi (shkoi, vajti...). Iu thaftë lëkura e barkut! mallk. mos pastë fëmijë, mos lindtë kurrë! Iu tha pështyma në grykë (në fyt) shih. te PËSHTYMË,~A. Nuk thahet, (nuk soset) deti me lugë fj.u. shih te DET~I.