thagmë
Appearance
THAGMË f. bised.
- Diçka e mirë a e keqe që të çudit shumë, pasi bëhet ndryshe nga ç'e pritnim, ndryshe nga ajo që është e zakonshme etj.; çudi, mrekulli. Thagmë e madhe. Bëri një thagmë. Ç'qe kjo thagmë!? I bën me thagmë gjërat i zmadhon, i paraqit si gjëra të çuditshme.