thërres

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

THËRRES kal.

  • 1. I flas dikujt me zë të lartë, zakonisht në emër, që të më përgjigjet, që të më vijë pranë etj.; i bërtas një kafshe me emër a me pasthirrma për ta grahur ose për ta ndjellë. I thirri vajzës (djalit). U thirri shokëve. I thirri fort. U thirri që larg.
  • 2. E qortoj dikë me zë të lartë; e kërcënoj duke bërtitur, i bërtas, i çirrem. Mjaft i thirret! Ç'i thërret ashtu! I thirra sa u lodha, po s'merr vesh ai.
  • 3. I them dikujt vetë ose, e lajmëroj nëpërmjet një tjetri që të vijë tek unë, e kërkoj që të vijë për një punë, për një mbledhje, për një bisedë etj., për stërvitje, e lajmëroj të vijë. E thirri drejtori. Të thërresin në telefon. E thirrën në Institut. E thirrën në stërvitje. E thirri në takim. E thirrën në mbledhje. E thirrën nën armë (në ushtri) e morën ushtar a për të shërbyer në ushtri.
  • 4. Kërkoj prej dikujt të plotësojë një punë; të rëndësishme, një detyrë të lartë etj., i bëj thirrje, e grish; jap kushtrimin për diçka. Na thërret Atdheu. Na thërret detyra (puna). Thirri për luftë (për kryengritje). Thërret në kushtrim dikë jep kushtrimin për diçka.
  • 5. E ftoj dikë, e grish. E thirrën në gosti (në dasmë). E thirri për drekë (për darkë).
  • 6. E quaj me emër dikë a diçka i drejtohem me emrin që ka, i vë emër, i them. Më thirr më emër! Si të thërresin?
  • 7. jokal. I jap dikujt një urdhër a i kumtoj diçka me zë të lartë; flas me zë të lartë, bërtas: çirrem. Thirr më fort, se s'dëgjon! Mos thirr aq shumë! Thërret si në pyll. Kur flet, mos thirr! Mbeti gjithë ditën duke thirrur. Iu ngjir zëri duke thirrur.
  • 8. jokal. Brohoras a shpreh me zë të lartë ndjenjat e mia; këndoj a qaj me zë të lartë. Ia thirri këngës (të qarit).
  • 9. jokal. Nxjerr pasthirrma, lëshoj zëra të fortë, këlthas. Thirri nga dhembja (nga frika). Thirri në kupë të qiellit.
  • Thirri mendjes! mendohu mirë!, mblidhe mendjen!, eja në vete! I thërret (i thotë) derrit dajë thjeshtligj. shih te DAJ/Ë,~A. Sa të thërresin qetë, thërret qerrja shih te KA,~U.