thënie
Appearance
THËNIE f.
- 1. Veprim sipas kuptimeve të foljeve THEM, THUHET.
- 2. Ajo që thuhet për dikë a për diçka, mendim, pohim, shprehje, fjalë etj. që është thënë ose është shkruar nga dikush. Thënie e drejtë (e gabuar). Thënie të rreme. Thënie popullore. Thënia e dëshmitarëve (e të pandehurit). Kuptimi i thënieve. Ngul këmbë në thëniet. Sipas thënieve të tij. Nga thëniet e tyre del se...
- 3. kryes. gjuh. Togje prej dy-tri fjalësh, që hasen dendur në gjuhë e në ligjërim dhe që jepen në fjalorë për të sqaruar më mirë kuptimet themelore e më të zakonshme të fjalëve a për të treguar përdorimin e tyre; togje të tilla që shërbejnë për emërtimet e sendeve të përdorimit të përditshëm. Jepen thëniet më të përdorshme.
- 4. Përsëritja e një shprehjeje si pjesë e një shprehjeje tjetër, veçanërisht kur shprehja e cituar është e mirënjohur apo atribuohet në mënyrë eksplicite përmes citimit të burimit origjinal, dhe shënjohet me thonjëza.[1]