thëngjill
Appearance
THËNGJILL m.
- 1. Copë e vogël druri a qymyri e ndezur mirë, prush; prush i shuar. Thëngjill i ndezur (i shuar). Trazoj thëngjijtë. Ndezi cigaren në thëngjill.
- 2. Qymyr druri ose qymyrguri. Thëngjill guri (druri).
- 3. kim. Karbon.
- Thëngjill i mbuluar (gacë e mbyllur) keq. shih te MBULUAR (i,e). U bë thëngjill u dogj krejt, u bë shkrumb. Rri mbi thëngjij jam në një gjendje të keqe, rri mbi prush. Ma bëri zemrën thëngjill ma nxiu zemrën, më hidhëroi shumë. Thëngjill i gurtë (thëngjill gur) vjet. Qymyrguri.