Jump to content

thënë

Nga Wiktionary

THËNË f.

  • 1. Fjalë; diçka që është thënë ose është folur. Sipas të thënave. Nga të thënat. Më mirë puna se e thëna. fj. u. Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. fj.u.
  • 2. vjet. Diçka që, sipas paragjykimeve e besimeve të kota, do të ndodhë patjetër dhe s'mund të kthehet, s'mund të ndryshojë, sepse gjoja është përcaktuar nga një fuqi e mbinatyrshme; fat. Kështu e kish të thënën.
  • S'është e thënë...(që...)
  • a) s'do të thotë që s'është e domosdoshme që ...;
  • b) s'u bë një herë, të paktën!, s'ka për t'u bërë kurrë!

THËNË as.

  • Veprim sipas kuptimeve të foljeve THEM, THUHET.
  • Me të thënë e me të bërë (një të thënë e një të bërë) shih te BËRË, ~T(të). S'është me të thënë, por me të dhënë shih te DHËNË,~T (të).