Jump to content

thëllëzë

Nga Wiktionary

THËLLËZË f. zool.

  • 1. Zog i madh sa një pëllumb, zakonisht me ngjyrë të murrme në të përhime me sqep të kuq, që jeton në tufa fushave e maleve dhe që këndon bukur. Thëllëzë mali (fushe). Mish thëllëze. Tufë thëllëzash. E bukur si thëllëzë. Këndojnë thëllëzat. Doli për thëllëza. Ecën si thëllëzë.
  • 2. fig. përk. Vajzë a nuse e bukur. Mori një thëllëzë.
  • Gjeti vezët e thëllëzës
  • a) arriti a bëri diçka thuajse të pamundur;
  • b) iron. e pa mirë se ç'mund të bënte; e pa sa pisk e kishte. Kusia mbi prush, thëllëza fushë fj.u. shih te KUSI, ~A. Bar thëllëze bot. shih te BAR,~I. Rrush thëllëze bot. shih te RRUSH,~I.