Jump to content

tezgjah

Nga Wiktionary

TEZGJAH m.

  • 1. Vegël prej druri ose makinë e posaçme me pajisjet e nevojshme që përdoret për të endur pëlhurë, stof, qilima etj.; vegjë, avlëmend. Tezgjah druri. Krehri i tezgjahut. Reparti i tezgjahëve. Punëtorja e tezgjahut. Pëlhurë tezgjahu. Punon me gjashtëmbëdhjetë tezgjahë.
  • 2. Kudhër e madhe, mbi të cilën kovaçi rreh me çekan hekurin e skuqur.
  • 3. Tryeza e punës e zdrukthëtarit, e xhokaxhiut etj.
  • 4. krahin. Enë druri si shishe, me grykë të ngushtë, ku futin kafenë menjëherë sapo e pjekin. Vari tezgjahun në mur.
  • 5. Copë lëkure nga druri i qershisë, me të cilën i bien çiftelisë. Tezgjahu i çiftelisë.