tetorësh

Nga Wiktionary

TETORËSH mb.

  • 1. Që zgjat tetë orë, që kryhet brenda tetë orësh. Dita tetorëshe e punës. Punë tetorëshe.
  • 2. si em. ~, ~I. m. ~A, ~AT. Periudhë kohe që zgjat tetë orë; kohë punë prej tetë orësh në ditë, që sigurohet me ligj; e drejta për të punuar tetë orë në ditë. E drejta e tetorëshit. Shfrytëzimi i tetorëshit. Mbaroi tetorëshi. Punoi jashtë tetorëshit. Luftojnë për tetorëshin.