Jump to content

tetëdhjetë

Nga Wiktionary

TETËDHJETË num. them.

  • 1. Numri që shënon një sasi të barabartë me tetë herë dhjetë ose me shtatëdhjetë edhe dhjetë. Tetëdhjetë veta. Tetëdhjetë ditë. Tetëdhjetë vjeç.
  • 2. përd. num. rreshtor. I tetëdhjetë. Dhoma (kabina) tetëdhjetë. Në kilometrin tetëdhjetë. Vitet tetëdhjetë dhjetëvjetëshi i nëntë i një shekulli.

TETËDHJETË num. rresht.

  • 1. Që i përgjigjet numrit tetëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e tetëdhjetë.
  • 2. përd. em. f. Një nga të tetëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e tetëdhjeta. Pesë të tetëdhjetat.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.
  • 4. si em. f. vet. ~AT (të). Periudhë prej tetëdhjetë vjetësh si moshë. I mbushi të tetëdhjetat.