testament
Appearance
TESTAMENT m.
- 1. drejt. Dokument zyrtar që bën trashëgimlënësi, me anën e të cilit ai, me vullnetin e tij, i lë pas vdekjes pasurinë a sendet vetjake dikujt tjetër. E la me testament. E ka në testament.
- 2. fig. Dëshirë që lë njeriu me fjalët e fundit para vdekjes; amanet.
- 3. fet., vjet. Dhiatë. Testamenti i vjetër (i ri).
- 4. libr. Vepër e rëndësishme, e shkruar nga një veprimtar shoqëror, nga një shkrimtar, nga një shkencëtar etj., zakonisht gjatë viteve të fundit të jetës, në të cilën pasqyrohen pikëpamjet e tij kryesore për fushën përkatëse. Testament politik (poetik).