terren
Appearance
TERREN m.
- 1. Sipërfaqja e tokës, pjesa e sipërme e tokës; tokë, reliev; një copë tokë, truall. Terren malor (fushor, kodrinor). Terren i hapur (i mbyllur). Terren i thyer (i vështirë). Terren i veshur (i zhveshur). Terren i fortë. Terrenet sportive, sport. Pastruan terrenin.
- 2. përmb. Ndërmarrjet e prodhimit të rrethit, kooperativat bujqësore dhe institucionet lokale kundrejt qendrës dhe institucioneve qendrore; bazë. Njeri i terrenit. Zbriti (shkoi) në terren.
- 3. Qytetet dhe fshatrat ku zhvillonin veprimtari politike me popullin njerëzit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare (gjatë Luftës Nacionalçlirimtare). Shokët e terrenit. Ka punuar në terren.
- 4. Fushë e veprimtarisë së njerëzve; fushë e veprimit të diçkaje; truall. Terreni politik (ideologjik, ekonomik). Ka terren të gjerë. Është terren konkret. Hapi terren të ri.
- 5. Kushtet në të cilat lind diçka, rrethanat që e ushqejnë atë, mjedis; truall. Përgatit terrenin. Gjeti terren të përshtatshëm.