terezit

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TEREZIT kal. bised.

  • 1. Baraspeshoj. Terezit trupin. Terezite mirë!
  • 2. I bie në shenjë, e shpie mu në vendin që dua, ia mbaj pikërisht aty ku dua, e rregulloj mirë në shenjë. Tereziti pushkën. Ia tereziti në kokë (në zemër, në bark). Ia tereziti sipas hijes.
  • 3. E llogarit mirë masën e diçkaje, e mat a e ndaj me kujdes, e mataroj mirë, e harxhoj me kursim diçka, nuk e shpërdoroj. E tereziti kafenë (sheqerin, vajin, gjalpin). E tereziti mishin për tërë javën. E terezit shumë paranë ai.
  • 4. fig. E mendoj thellë; e peshoj mirë, e mat si duhet çdo hap që do të bëj; e bëj diçka duke u menduar mirë e pa nxitim. E terezit mirë. Mjaft e terezite!