Jump to content

teptis

Nga Wiktionary

TEPTIS jokal. bised.

  • 1. vet. veta III. Del jashtë me forcë, menjëherë dhe papritur, rrjedh a derdhet me vrull, vërshon, shpërthen. Teptisën ujërat. Teptisi uji fushave. I teptisi gjaku. I teptisën lotët. Teptisi nafta.
  • 2. zakon. veta III. Vjen dikush papritur; del a shfaqet befas, ia beh. Teptisën armiqtë. Sa ikën njëri, teptis tjetri.
  • 3. vet. veta III fig. 1. Shfaqet diçka me forcë të madhe, del jashtë me fuqi; shprehet me forcë të veçantë, shpërthen. I teptisi inati.
  • 4. fig. Nuk jam në rregull, dal jashtë rrugës së drejtë, shthurem; nuk e përmbaj dot veten, kërcej përpjetë. Teptisi djali. Ç'teptis ashtu?
  • 5. vet. veta III. Zmbrapset shpejt, tërhiqet me forcë prapa (për armën). Teptisi pushka.