tepsi
Appearance
TEPSI f.
- Enë e madhe bakri ose alumini, e rrumbullakët dhe e sheshtë, me buzë të ngritura katër pesë gisht, që shërben për të pjekur në furrë a në saç bukë, mish e gatesa të tjera; gatesa e pjekur në këtë enë; gatesa a diçka tjetër sa nxë kjo enë. Tepsi e madhe (e vogël, e thellë). Tepsi bakri (alumini). Tepsia e bukës tepsi që vihet mbi një fron dhe që shërben si tryezë buke. Një tepsi me mish (me petulla). Një tepsi me grurë. Vallja e tepsisë valle që luhet duke i rënë tepsisë si daulle. Hëngrën një tepsi të tërë hëngrën shumë.
- E bëri tepsi diçka e bëri shesh, e sheshoi (rrugën etj.). E bëri të kërcejë (të luajë, të hedhë) valle në tepsi dikë e detyroi të bëjë diçka edhe kundër dëshirës së tij, bëri si deshi me të.