tepricë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TEPRICË f.

  • 1. Ajo që është e tepërt a që del mbi sasinë e caktuar të diçkaje; pjesë që tepron nga diçka, mbeturinë; pjesë që mbetet nga një shumë, nga një tërësi, nga një masë etj. Tepricë e madhe (e vogël, e panevojshme). Tepricë parash. Tepricat e stofit (a metalit, e llamarinës, e penjve). Teprica gjellësh të mbeturat e gjellëve. Tepricat e drithit (e ullinjve, e vajit). Grumbulluan (dorëzuan) tepricat. Shfrytëzoj tepricat.
  • 2. fin., ekon. Ndryshimi ndërmjet shumave të regjistruara në debi dhe shumave të regjistruara në kredi të një llogarie; ndryshimi ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, pjesë që mbetet kur heqim shpenzimet prej të ardhurave. Teprica e një llogarie. Derdhja e tepricave. Regjistroi tepricat.
  • 3. Tepri. Hëngri me tepricë. E kam me tepricë. Ia hodhi plehun me tepricë.