Jump to content

tepër

Nga Wiktionary

TEPËR

I. ndajf.

  • 1. Në një shkallë, në një masë a në një sasi më të madhe nga ç'duhet, më shumë se zakonisht; mbi masën, mbi shkallën a mbi sasinë e zakonshme. Hëngri tepër. Foli (punoi) tepër. Ka një fletore tepër. I mbeti një tepër.
  • 2. Në një shkallë, në një masë a në një sasi të madhe, shumë. Ca më tepër. S'di më tepër. Pse ngutesh kaq tepër? Kam mbaruar më tepër se gjysmën. Është më tepër se treqind metra. Gjithnjë e më tepër. Përditë e me tepër. Më tepër se kurrë.
  • 3. përd. kallëzues. Është më se e mjaftueshme, është shumë; mjaft edhe kaq, mjafton. Tepër edhe kaq. Tepër edhe kjo që bëre. Tepër që është gjallë.
  • 4. Përdoret në shkallën krahasore kur pohojmë diçka në një shkallë më të lartë e më me forcë në krahasim ose në kundërvënie me diçka tjetër. E kam më tepër për ty se për atë. Ishte më tepër kullë se shtëpi. Duhet parë më tepër si një qortim sesa si një këshillë.

II. pj. Përdoret para një mbiemri a një ndajfoljeje për të formuar shkallën sipërore dhe tregon një shkallë të lartë të cilësisë së një frymori, të një sendi etj., ose të veprimit a të gjendjes. Tepër i madh. Tepër i guximshëm. Tepër i llastuar. Tepër kërkues (këmbëngulës). Tepër shpejt (vonë, herët). Tepër lart. Janë tepër afër.

  • Aq më tepër veçanërisht, sidomos, aq më shumë; madje. Aq më tepër që ... (se ...) sidomos ngaqë..., veçanërisht sepse... Për më tepër mbi të gjitha, veç të tjerash; madje. Ka një fjalë më tepër ka të drejtë të thotë a të flasë diçka më shumë se një tjetër. Ka një mendje më tepër mendon më shumë se një tjetër, me të cilin krahasohet.