teorizoj

Nga Wiktionary

TEORIZOJ kal.

  • 1. Përgjithësoj përvojën e fituar nga praktika dhe dijet e përvetësuara prej saj, nxjerr përfundime teorike; merrem me teori. Teorizon çdo gjë. Teorizon drejt.
  • 2. keq. Flas me fjalë të mëdha për diçka, bëj teori kot më kot, jap mendime abstrakte e të përgjithshme që nuk ndihmojnë punën, vlerësoj në mënyrë të njëanshme anën teorike të diçkaje, duke shpërfillur anën praktike të saj. Teorizon kot. Mos teorizo shumë!