Jump to content

teorik

Nga Wiktionary

TEORIK mb.

  • 1. Që lidhet me përgjithësimin mendor të përvojës, me dijet e fituara nga praktika e nga jeta, që ka të bëjë me këtë përgjithësim; që i përket këtij përgjithësimi. Ana teorike. Përgjithësim teorik. Njohje teorike.
  • 2. Që lidhet me teorinë e një shkence, të një mjeshtërie, të një arti etj., që ka të bëjë me studimin e kësaj teorie, që bëhet sipas kësaj teorie; që lidhet me një teori të caktuar a që i përket kësaj teorie, që shpjegohet, bëhet a zbërthehet sipas kësaj teorie. Njohuri (bazë, përgatitje) teorike. Njohje (vlerë, rëndësi) teorike. Nivel i lartë (i ulët) teorik. Matematikë (fizikë) teorike. Trajtim (shpjegim) teorik. Përmbajtje teorike. Kuptim teorik. Zgjidhje teorike. Për nga ana teorike.
  • 3. Që shpjegohet a që trajtohet vetëm në një plan të përgjithshëm abstrakt, që bëhet vetëm duke pasur parasysh teorinë dhe pa marrë parasysh praktikën; që ka a që përmban shumë teori, tepër i përgjithshëm, abstrakt. Trajtim (shpjegim) vetëm teorik. Vetëm në aspektin teorik.
  • 4. Që ka për qëllim njohjen e thelluar të teorisë së një shkence, të një mjeshtërie, të një arti etj. Kurs (mësim, seminar) teorik. Rrethe teorike. Përgatitje teorike.