Jump to content

tendosur

Nga Wiktionary

TENDOSUR mb.

  • 1. I hapur, jo i mbledhur; i shtrirë mirë, i tërhequr fort nga të dy anët; i shtrënguar mirë, jo i lirshëm; i nderë. Llastikë e tendosur. Me muskuj të tendosur. Me trupin (me gjunjët) të tendosur.
  • 2. fig. Që ka mbledhur të gjitha forcat për të plotësuar diçka, që është i gatshëm për të bërë menjëherë një gjë; i ngrehur, i nderë. Me fytyrë të tendosur. Me nerva të tendosura. Rri (pret, është) i tendosur.
  • 3. fig. libr. I ashpërsuar shumë, që mund të çojë në një shpërthim, i acaruar, i nderë. Marrëdhënie të tendosura. Gjendje e tendosur.