temperaturë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TEMPERATURË f.

  • 1. Shkalla e nxehtësisë që ka një trup ose një lëndë në një kohë të caktuar; shkalla e nxehtësisë së atmosferës në një vend dhe në një kohë të caktuar; nxehtësia a ftohtësia që kanë trupat si veti të tyre. Temperatura më e lartë (më e ulët, mesatare). Temperaturë e përshtatshme (e papërshtatshme) për diçka. Temperatura ditore (mujore, vjetore). Temperatura e ajrit (e tokës, e ujit, e trupit). Temperatura e ngrirjes (e shkrirjes, e valimit, e avullimit e pjekjes, e petëzimit, e ngurtësimit). U ul (ra, u ngrit) temperatura. U qëndron temperaturave të larta (të ulëta). Ruaj në temperature të pandryshueshme.
  • 2. Shkalla e ngrohtësisë së trupit të njeriut, sipas së cilës vlerësohej edhe gjendja shëndetësore e tij; të nxehtë që ka njeriu a kafsha kur sëmuret, zjarrmi. Temperature normale. I ka hipur (i ka rënë) temperatura. Ka temperaturë. I mati temperaturën.
  • Temperatura absolute fiz. shkallë nxehtësie, që merr si fillim a si zero temperaturën —273 °C. Temperaturë kritike shih te KRITIK,~E.