temp
Appearance
TEMP m.
- 1. Shpejtësia, me të cilën bëhet diçka, shkalla e shpejtësisë së lëvizjeve, të zhvillimit etj. të diçkaje, ritëm. Temp i lartë (mesatar, i ngadalshëm, i ulët). Temp ushtarak(revolucionar, luftarak). Tempi i industrializimit (i elektrifikimit, i ndërtimit). Tempi i punës. Tempi i luftës (i sulmit, i mësymjes, i krizës). Tempi i lojës. sport. Tempi i frymëmarrjes (i ligjërimit). Me tempin e të rinjve. Me tempin e kohës. Punon me temp të shpejtë. Nuk e ulën tempin.
- 2. muz. Shkalla e shpejtësisë, me të cilën luhet një pjesë muzikore a një valle, ritëm; fjala që shënon këtë shkallë. Temp i shpejtë. Tempi i këngës (i valles).