Jump to content

temena

Nga Wiktionary

TEMENA f. bised.

  • 1. Përshëndetje allaturka në shenjë nderimi të thellë ose përuljeje të madhe, që bëhet duke vënë dorën më parë në zemër e pastaj në ballë dhe që shoqërohet zakonisht me përkulje të trupit. Me temena të mëdha. Bëri një temena. I bëri temena dikujt. E priti me temena. Përkulej me temena.
  • 2. keq. Përulje ndaj një tjetri, nënshtrim. S'i bëj temena s'i përulem, nuk i nënshtrohem. E do (e kërkon) me temena. I rrinte (i sillej) me temena.