teknokratik
Appearance
TEKNOKRATIK mb.
- 1. filoz. Që lidhet me teknokratizmin si rrymë sociologjike borgjeze e revizioniste, që mbështetet në këtë rrymë a që e përkrah atë; që i përket teknokratizmit si rrymë, i teknokratizmit. Teoritë borgjeze teknokratike.
- 2. Që është karakteristik për teknokratin e teknokratizmin, prej teknokrati; që përshkohet nga teknokratizmi, që vuan nga teknokratizmi. Shfaqje (prirje) teknokratike. Qëndrim (veprim, drejtim) teknokratik. Koncepte teknokratike.
- 3. Që lidhet me teknokracinë a me teknokratët; që i përket teknokracisë; që mbështetet tek teknokracia dhe tek teknokratët e drejtohet prej këtyre; i teknokratëve. Shtet teknokratik. Diktaturë teknokratike.