tejpërtej

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TEJPËRTEJ

I. ndajf.

  • 1. Nga njëra anë në anën tjetër. Kaloi tejpërtej. I shkoi tejpërtej. E shpoi tejpërtej plumbi (shpata). Çelën tejpërtej një tunel. E hapi perden tejpërtej.
  • 2. Krejt, plotësisht. E përshkon tejpërtej fryma revolucionare.

II. parafj.

  • Përdoret me një emër të rasës rrjedhore për të treguar se diçka është, ndodh ose bëhet nga njëra anë në anën tjetër të vendit a të diçkaje tjetër të shënuar nga emri. Tejpërtej vendit (lumit, fushës, pyllit). Tejpërtej trupit.