tegel

Nga Wiktionary

TEGEL m.

  • 1. Qepje me makinë, pa ndërprerje, që bëhet në një rrobë, në një lëkurë etj.; pe që përdoret për këtë lloj qepjeje. Tegel i drejtë. Tegeli i pantallonave (i këpucëve). Bluzë me tegela. Shkoi shtrembër tegeli. I bëri nja dy tegela.
  • 2. tek. Vijë e drejtë, që formohet kur bashkojmë, kur mbërthejmë ose kur ngjitim buzët e dy copave, e dy pjesëve metalike etj. Tegeli i saldimit (i bashkimit). Pastrimi i tegelit. Nxjerr tegel të mirë.