Jump to content

tartar

Nga Wiktionary

TARTAR m.

  • 1. Banor vendës i Tartarisë ose ai që e ka prejardhjen nga Tartaria; pjesëtar i disa popullsive që banojnë pranë Vollgës, në Siberi e në Krime dhe që flasin në gjuhën turanike.
  • 2. hist. Pjesëtar i fiseve turke, mongole etj. që formonin shtetin «Hordhia e Artë» në shekujt XIII-XV.
  • 3. vjet. Kalorës që kryente shërbimin postar në kohën e pushtimit osman. Tartari i sanxhakbeut.
  • Tartari e merr vesh (se ç'bëhet) është rrëmujë e madhe, s'e merr vesh njeri, djalli e merr vesh se ç'bëhet.

TARTAR mb.

  • Që lidhet me Tartarin ose me tartarët, që është karakteristik për Tartarin ose për tartarët, i Tartarisë ose i tartarëve; që është krijuar nga tartarët. Gjuha tartare. Kombësia tartare. Poet tartar. Këngë (muzikë, valle) tartare. Veshje tartare.