tarifë

Nga Wiktionary

TARIFË f. fin.

  • 1. Çmim i caktuar nga shteti për sende të konsumit, për shërbimet e ndryshme publike etj.; pagesë që i bëhet shtetit për përdorimin ose për shfrytëzimin e diçkaje; tabelë për çmimet ose për pagesat e tilla. Tarifë doganore taksë c caktuar për mallrat që sillen nga jashtë ose që nxirren jashtë shtetit. Tarifat postare. Tarifat e energjisë elektrike (e ujit, e transportit). Vendosi tarifa të reja. U ngritën (u ulën) tarifat.
  • 2. Pagë që i jepet një punonjësi në përputhje me kategorinë, me kualifikimin, me vështirësitë në punë etj.; tabelë që përmban këto paga. Sistemi i tarifave. Rrjet tarifash. Paguhet (shpërblehet) me tarifën e kategorisë së katërt.