tamtam

Nga Wiktionary

TAMTAM m.

  • 1. Daulle; lodër. Tamtamet afrikane. Kushtrimi (gjëmimi) i tamtameve. Buçet tamtami.
  • 2. kryes. Zhurma ritmike, që del kur i biem daulles. Tamtami i daulleve. Tamtamet e revolucionit. fig. thirrje për revolucion, alarme revolucionesh.
  • 3. fig. keq. Bujë e madhe, zhurmë e madhe që bëhet për diçka. E bënë me tamtame të mëdha. U mblodhën me tamtame.