tallem
Appearance
TALLEM vetv.
- 1. Vë në lojë dikë a diçka, them për të fjalë fyese dhe me qesëndi e marr nëpër gojë që të qeshin të tjerët me të, përqesh; bëj shaka të rënda e fyese me dikë; bëj shaka. Tallem me të gjithë. Tallet me fjalë. Tallet bota. S'bën të tallesh me të. Me të vërtetë apo tallesh?
- 2. E zvarrit një punë kot së koti, nuk merrem me gjithë mend me të; kaloj a humb kohën kot me diçka, sillem kot. Tallej rrugëve. Tallej tërë ditën. Tallej në punë.
- 3. Gënjej dikë me fjalë, e mbaj me shpresa e me premtime, e vë në gjumë, e sjell vërdallë. Me kë tallesh? Mjaft u talle me të.
- 4. Pës. e TALL.