tallaz
Appearance
TALLAZ m.
- 1. Dallgë deti, valë e madhe që vjen me forcë e vrull. Tallazet e detit. Gjëmimi i tallazeve. Ngrihen tallaze. E mbytën (e përpinë) tallazet. Bën tallaz ka det me dallgë.
- 2. fig. Hov që merr dikush, vrull për diçka. E mori me tallaz.
- 3. kryes. fig. Valë e madhe brenge e shqetësim; vështirësi e madhe, dallgë. Tallazet e jetës (e luftës). Tallazet e shpirtit. U qëndroi (u bëri ballë) tallazeve. Lindi në mes të tallazeve.
- 4. Ndriçim i valëzuar që jep faqja e diçkaje, ndriçim valë-valë, rreze. Mëndafsh (pëlhurë) me tallaze.