Jump to content

takues

Nga Wiktionary

TAKUES mb.

  • 1. spec. Që është i puqur me diçka tjetër, që është fare afër a bashkohet me të. Sipërfaqe takuese. Pika takuese. Drejtime takuese.
  • 2. tek. Që shërben për të takuar dy a më shumë pjesë të një makine a aparati për t'i vënë në punë. Levë takuese. Çelës takues.
  • 3. si em. tek. ~, ~I m. ~, ~IT. Vegël, me anën e së cilës bëhet takimi i dy a më shumë pjesëve të një makine, të një pajisjeje etj. për t'i vënë në punë ato; çelës. Takuesi i kontrollit. Susta e takuesit.