taktikë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TAKTIKË f.

  • 1. vet. nj. usht. Arti i përgatitjes dhe i zhvillimit të betejës luftarake, i bashkërendimit të forcave dhe të mjeteve të luftimit, i shpërndarjes dhe i përdorimit të tyre gjatë betejës; mënyra se si zhvillohet beteja; shkenca për përgatitjen dhe zhvillimin e betejës luftarake. Taktikë luftarake. Taktikë partizane. Taktika e luftës (e sulmit, e mbrojtjes). Taktika e armikut. E ndërron (ndryshoj) taktikën. Ndoqi një taktikë të re.
  • 2. Tërësia e mjeteve, e metodave dhe e mënyrave, që përdoren në luftën shoqërore e politike për të arritur një synim të caktuar në planin e përgjithshëm; tërësia e formave të luftës, të organizmit, të bashkërendimit të forcave etj., që përdoren për të plotësuar një qëllim të caktuar në luftën e përgjithshme politike e shoqërore, në luftën e klasave, në revolucion etj. Taktikë revolucionare. Taktikë reformiste (socialdemokrate, mashtruese). Taktikë me dy faqe. Taktika e partisë (e socializmit, e revolucionit). Strategjia dhe taktika. Përdor (ndjek) një taktikë të drejtë (të gabuar).
  • 3. fig. Tërësia e mënyrave dhe e formave të sjelljes, të veprimit etj., që përdoren për të plotësuar një qëllim të caktuar; rrugë e caktuar që më parë e që ndiqet gjatë përpjekjeve për të arritur një synim. Taktikë e drejtë (e gabuar). Taktika e lojës. Ia kuptuan taktikën.
  • Taktika (politika) e tokës së djegur shih tek TOK/Ë, ~A.