Jump to content

takt

Nga Wiktionary

TAKT I m.

  • Kujdes e pjekuri në veprime e në të folur me të tjerët, sjellje e matur dhe e menduar mirë, mënyrë e kujdesshme dhe e përmbajtur kur u flasim të tjerëve, kur i qortojmë ose kur u vëmë në dukje ndonjë të metë. Takt pedagogjik. Takt diplomatik. Njeri me takt. Duhet takt me njerëzit. Kërkon (do) takt puna. Ka takt. Sillet (vepron) me takt. Ndërhyri pa takt.

TAKT II m.

  • 1. muz. Një nga njësitë metrike, në të cilat ndahet një pjesë muzikore; shenjë grafike në trajtë të një vije pingule, që vihet në kufijtë e kësaj njësie. Luajti (këndoi) tri taktet e para.
  • 2. gjuh. Pjesa më e shkurtër e kuptimshme e frazës, që veçohet gjatë të folurit me anë të intonacionit dhe të ritmit. Takti i ligjërimit (ligjërimor).
  • 3. spec. Pjesë e ciklit të plotë, që kryen një mekanizëm gjatë punës së vet. Takti i parë. Takti i pistonit të makinës. Fundi i taktit të shtypjes.