Jump to content

taksirat

Nga Wiktionary

TAKSIRAT m. bised.

  • 1. Fatkeqësi; brengë ose shqetësim i madh. Taksirat i madh. Ç'qe ky taksirat! E gjeti një taksirat. Mbaruan taksiratet. E zuri taksirati e zuri një e keqe që duhet ta heqë; s'ka ç'bën. Taksirat e ka do ta heq një të keqe, një vështirësi etj., s'ka ç'bën.
  • 2. E metë, faj; mëkat. Ia falën taksiratet. E zunë taksiratet. Ç'taksirat kam unë?! ç'kam bërë unë, ç'faj kam unë, pse duhet të vuaj edhe unë për një faj a gabim që s'e kam bërë!?