Jump to content

takim

Nga Wiktionary

TAKIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve TAKOJ, TAKOHEM.
  • 2. Mbledhje me disa a më shumë pjesëmarrës, që bëhet për të shkëmbyer përvojën, për të diskutuar e të vendosur për një çështje me interes të përbashkët, për të marrë mendimin e të tjerëve a për të dhënë llogari përpara tyre, për të festuar diçka etj. Takim i rëndësishëm (historik). Takim kombëtar (ndërkombëtar). Takim i fshehtë (i shkurtër, miqësor, i ngrohtë). Takim letrar. Takim pune. Takim i nivelit të lartë. Takim i punonjësve të dalluar. Takim i deputetit (i këshilltarit) me popullin (me zgjedhësit). Pjesëmarrësit e takimit. Morën pjesë në takim.
  • 3. Pritja e të tjerëve nga dikush për të dëgjuar ankesat, kërkesat etj. Ditë takimi. I la (i dha) një takim. Shkoi në takim. Mori takim u takua.
  • 4. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetave për t'u takuar në një vend të caktuar, pjekje me një njeri ose me disa njerëz për t'u njohur a për qëllime të tjera; pikëpjekje. Takim i paharruar. Takim njohjeje (dashurie). I la takim. E priti në takim. Ka një takim. S'i vajti në takim.
  • 5. sport. Ndeshje. Takim sportiv. Sistem rrethi me dy takime. Në takimin e parë fituam ne.