Jump to content

takë

Nga Wiktionary

TAKË f.

  • 1. Thembra e këpucës, që është më e ngritur se pjesa tjetër e shuallit; thumb i trashë prej druri a prej meshine në këpucët e futbollit. Taka të reja (të ngrëna). Takat e këpucëve (e sandaleve, e çizmeve). Taka për këpucë grash. Zhurma e takave. Iu prishën (iu hëngrën) takat. Iu thye taka. U vuri taka këpucëve. Përpoqi (përplasi) takat.
  • 2. sport. Ndërhyrje e gabuar ose goditje me thembrën a me thumbat e këpucëve, që një futbollist i bën një futbollisti tjetër të skuadrës kundërshtare.
  • Ia la takë bëri që dikujt t'i vinte shumë keq për diçka, ia la gozhdë. I mbeti take i erdhi shumë keq për diçka, i mbeti gozhdë.