tajfun
Appearance
TAJFUN m.
- 1. gjeogr. Ciklon tropikal me fuqi shkatërruese të madhe, që fryn kryesisht në muajt gusht-shtator në Oqeanin Indian dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit të Qetë; tufan i fuqishëm që fryn gjatë gjithë bregdetit të Azisë Juglindore. Tajfun i tmerrshëm. Zhvendosja e tajfunit. Shpërtheu (fryu) një tajfun. Ndodhin tajfune. Shpërtheu si tajfun.
- 2. libr. fig. Stuhi, furtunë e fuqishme dhe e pandalshme. Tajfuni i revolucionit.