Jump to content

tabu

Nga Wiktionary

TABU f.

  • 1. etnogr. gjuh. Ndalim për të kryer një veprim të caktuar, për të zënë në gojë një fjalë, për të përdorur një send etj., që zbatohej te fiset primitive (ose që zbatohet edhe sot te disa popuj në gjendje fisnore) dhe që nuk duhej të shkelej, sepse, sipas besëtytnive, ndëshkohej nga fuqitë e mbinatyrshme; veprimi, sendi a fjala, që ndalohej a ndalohet në këtë mënyrë. Vuri dorë në një tabu. Ishte bërë tabu.
  • 2. fig. libr. Diçka që quhet e paprekshme, që ndalohet të cenohet a të zihet në gojë. Fjalë tabu. Është bërë tabu.