tablo

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

TABLO f.

  • 1. Pikturë në pëlhurë, në letër, në dërrasë etj., që zakonisht është e madhe e me ngjyra dhe varet në mur. Tablo e bukur (e vjetër). Var tablonë në mur.
  • 2. Pamja që na shtrihet para sysh nga vendi ku ndodhemi. Tablo madhështore (e mrekullueshme). Para nesh hapej një tablo e bukur.
  • 3. let. art. Pjesë e një vepre dramatike ose nënndarje e një akti, në të cilën ndërron dekori, pamje; pjesë muzikore, artistike etj. e mëvetësishme, që trajton një temë nga jeta. Tabloja e parë. Tablo muzikore (koreografike). Dramë me tre akte e me pesë tablo.
  • 4. libr. Pamja e përgjithshme e diçkaje, rrethanat në të cilat gjendet a zhvillohet diçka; pasqyrë e gjallë e shprehëse e kësaj gjendjeje, e këtyre rrethanave, përshkrimi i tyre a paraqitja e tyre. Tablo e vërtetë. Tablo e zezë (e mjerueshme). Tabloja e jetës. Tablo pune. Krijon një tablo të gjallë (të plotë). Paraqitin dy tablo të ndryshme.