Jump to content

tërthortë

Nga Wiktionary

TËRTHORTË mb.

  • 1. I pjerrët; që lidh dy skaje a dy kënde të kundërta, jo i pingultë a horizontal, tërthor. Vijë e tërthortë. Drejtim i tërthortë. Prerje e tërthortë.
  • 2. Që shkon anës e anës, që nuk shkon drejt, jo i drejtpërdrejtë; që pritet me një tjetër; tërthor. Rrugë e tërthortë.
  • 3. Që bëhet ose që jepet nëpërmjet dikujt a diçkaje tjetër, jo i drejtpërdrejtë. Njoftime (të dhëna) të tërthorta. Lidhje të tërthorta. Në mënyrë të tërthortë.
  • 4. gjuh. shih ZHDREJTË (i,e). Rasë e tërthortë.
  • Me rrugë të tërthortë me mënyra jo të rregullta a jo të drejta, jo si duhet e si bëjnë gjithë të tjerët. Ligjëratë e tërthortë (e zhdrejtë) shih te LIGJËRAT/Ë,~A.