tërheqës
Appearance
TËRHEQËS m.
- 1. Makinë e rëndë, me rrota të vendosura në zinxhirë si tanku, që shërben par të tërhequr artileri të rëndë e pesha të mëdha, për të mbartur ushtarë të armatosur etj. Zinxhirët e tërheqësit.
- 2. tek. Vegël, pajisja a pjesë e një makinë, që shërben për të tërhequr diçka. Tërheqësi i makarasë.
TËRHEQËS mb.
- 1. Që shërben për të tërhequr diçka, që tërheq. Kafshë tërheqëse. Makinë tërheqëse. Mjete tërheqëse. Forcë tërheqëse.
- 2. fig. Që të bën për vete, që të josh, që të bën ta shohësh, ta lexosh a ta dëgjosh me kënaqësi; që të tërheq me bukurinë a me mirësinë e tij. Libër (film) tërheqës. Pamje tërheqëse. Vajzë tërheqëse. Bukuri tërheqëse. Është shumë tërheqëse.