tërfil
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]tërfil m. bot.
- Bimë barishtore me kërcell të drejtë e të hollë, me degëza të vogla që kanë në krye tri gjethe së bashku në trajtë zemre, me lule të vogla në ngjyrë të kuqe, të trëndafiltë, të verdhë a të bardhë, që lulëzon në muajt qershor-korrik dhe që mbillet e përdoret si ushqim me vlerë për bagëtinë ose për të pasuruar tokën. Tërfil i kuq (i bardhë, i verdhë). Tërfil i egër. Tërfili i livadheve (i fushave). Gjethet e tërfilit. Mbjellin tërfil. Korr tërfilin.