tërbohem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TËRBOHEM vetv.

  • 1. Më zë sëmundja e tërbimit, sëmurem nga tërbimi. Ishte tërbuar qeni (lopa).
  • 2. Zemërohem aq shumë me dikë a me diçka sa nuk përmbahem dot më, bëhem si i marrë a si i tërbuar nga inati. U tërbua kur e dëgjoi. Do të tërbohet kur ta marrë vesh. U tërbua fare. Le të tërbohen armiqtë!
  • 3. fig. Bëhem i papërmbajtur në shfaqjen e kërkesave a të tekave; bëhem i shfrenuar në sjellje e në veprime, harbohem; llastohem a përkëdhelem tej masës. Janë tërbuar nga të mirat. U tërbua fëmija nga përkëdheljet e tepërta. Ishte tërbuar pas grave (pas burrave).
  • 4. vet. veta III fig. Rritet tej mase, zhvillohet shumë, harliset (për bimët). U tërbua bari (duhani). U tërbuan fasulet nga shiu (nga plehu).
  • 5. vet. veta III fig. Lëviz a shpërthen me vrull e me forcë, vërshon pa u përmbajtur, lëshohet me rrëmbim. U tërbua era (murrlani). U tërbuan dallgët. U tërbua deti (oqeani, lumi).